Urdhëro e lodhu, ec vetë e prëju

Prindrit e mi janë thesar gjuhësor për mua. Pasuria leksikore e tyre e tejkalon memorjen time dhe bukuria e atij leksiku e kthen në detyrë për mua shkrimin e asaj që dëgjoj nga goja e tyre. Dhe ja, ku është një nga të preferuarat e mija, të cilën ua kam mësuar pothuajse të gjithë shokëve…

Prindrit e mi janë thesar gjuhësor për mua. Pasuria leksikore e tyre e tejkalon memorjen time dhe bukuria e atij leksiku e kthen në detyrë për mua shkrimin e asaj që dëgjoj nga goja e tyre. Dhe ja, ku është një nga të preferuarat e mija, të cilën ua kam mësuar pothuajse të gjithë shokëve të mi. Ajo është një shprehje frazologjike shumë e veçantë e konvertuar gati-gati në një proverbë. Por le të shkruajmë pak histori fillimisht.

Më kanë mburrur gjithmonë si fëmijë shumë të bindur ndaj prindërve dhe më të mëdhenjëve në përgjithësi. Edhe pse nuk thosha pothuajse kurrë ‘jo’, jo të gjitha isha në gjendje t’i bëja rrjedhimisht. Për këtë shkak, ime më thoshte shpesh (dhe vazhodon të më thotë ndonjëherë): “Fjalë pa prishur e punë pa bitisur”. Në raste të tjera kur unë përtoja të bëja diçka për time më ose dështoja ta bëja, ajo e zgjidhte gjithçka duke thënë: “Ah, urdhëro e lodhu, ec vetë e prëju”, dhe shkonte e mbaronte vetë atë punë. Edhe pse nuk ma ka thënë shpesh, unë nuk mund ta harroja këtë perlë gjuhësore, përkundrazi ajo mbetet e freskët me mua deri sot e kësaj dite. Shpresoj që kjo situatë ta shpjegojë sadopak metaforën e shprehjes.

Siç mund ta kuptoni nga vetë shprehja, ajo i përket dialektit Tosk të malësisë së Kurveleshit. Edhe pse unë pres që të jetë shumë e kuptushme për një lexues jugor e më tej, më detyron përvoja ta shpjegoj fjalën që dryshon nga standarti i tanishëm, që prej 72-shit të fjalës “prëju” dhe është mënyra urdhërore e foljes “prehem” në toskërishten e Kurveleshit. Edhe pse folja është shumë e përafërt me standaritn në mëyrën dërfore, koha e tashme, që është edhe infinitivi i foljes në shqip: “unë prëhem”, ajo ndryshon shumë sidomos në kohet e shkuara të të të njëjtës mënyrë p.sh. koha e kryer e thjeshtë, “unë u prëjta” në vend të “unë u preha”. Kështu që mua më rezluton që versioni sipas gjuhës standarte i kësaj shprehje frazeologjike të jetë “Urdhëro e lodhu, ec vetë e prehu”. Megjithatë, unë jam rritur me versionin dalektor dhe atë zgjedh të përdor.

Unë kaq kisha, por mos harroni, kur dikush nuk ju bindet, mbylleni gjithçka këndëshëm duke i thënë, “Urdhëro e lodhu, ec vetë e prehu” dhe jepinin dum vetë asaj pune.

One Comment

Godo 13 Mars, 2010 Reply

Mire kusho mire e ke shtjelluar. Mua me shpesh me thonin “i miri botes e i ligu kokes”. Pershendetje

Lini një Përgjigje te Godo Anuloje përgjigjen