prej 2006

Kategori: Gjuhësi

FJALË, fjalori që më mungonte

U mrekullova… ishte hera e parë që munda të kuptoj shpjegimin e një fjale në fjalorin “Oxford Advanced Learner’s Dictionary”. Kjo do të thoshte që unë kisha mësuar mjaftueshëm anglisht për t’u konsultuar me një fjalor shpjegues, në vend të atij dygjuhësh. Nuk ishte fjalori im, ishte i një bashkëvuajtësi në konviktin e shkollës pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Në vitet në vijim unë isha përdoruesi kryesor i atij fjalori edhe pse nuk ishte prona ime.

Urdhëro e lodhu, ec vetë e prëju

Prindrit e mi janë thesar gjuhësor për mua. Pasuria leksikore e tyre e tejkalon memorjen time dhe bukuria e atij leksiku e kthen në detyrë për mua shkrimin e asaj që dëgjoj nga goja e tyre. Dhe ja, ku është një nga të preferuarat e mija, të cilën ua kam mësuar pothuajse të gjithë shokëve të mi. Ajo është një shprehje frazologjike shumë e veçantë e konvertuar gati-gati në një proverbë. Por le të shkruajmë pak histori fillimisht.

Jo qip po qyp more kokëqip

Afëria fonetike e një sër çiftesh fjalësh në shqip i bën ato të ngatrrueshme semantikisht. Ky fenomen njihet, besoj, në të gjitha gjuhet e botës kurse në anglisht identifikoht si fenomeni i miqëve të rremë (false friends). Ma ha mendja se të gjithëve u ka ndodhur që në fëmijëri të jëtë përballuar më dy njerëz, përgjithësisht vëllezër, që kanë pasur edhe emra të përafërt edhe fytyra të përafërta dhe i ka ngatrruar më njëri tjetrin, mua të pakten më ka ndodhur disa herë. Prandaj unë do e quaja këtë dukuri gjuhësore ‘vëllezërit e përafërt’. Më poshtë janë një listë me vëllezër gjuhesorë të përafërt që mund të bëhet edhe me e gjatë me ndihmën tuaj. Shumica e fjalëve janë huazuar nga artikulli i Agim Bejtjas tek PeshkuPaUje.

Kokteij: Dhallë me ujë pusi

Rastësisht kisha vendosur si moto frazën “Kokteij: Dhallë me ujë pusi, tunde para përdorimit”, kur një nga kontaktet e mija nga Kosova më thotë papritur, “Shiko varfërinë e gjuhës angleze: dhallë = Albanian diluted yoghurt beverage :)”

Unë s’e mbajta dot të qeshurin, u shkriva. E pyeta “Te cili fjalor e pe?” Me dha lidhjen e faqes së faqes http://www.argjiro.net/fjalor/ dhe me sqaroi, “A e di pse e shikova? Se nuk mw kujtohej si i themi ne kosovaret dhallës dhe, besa, edhe nuk kisha shume ide rreth saj.”

Përkthyesit dhe Redaktorët

U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot.

Njohja e Kulturës së Gjuhës së Interpretimit

Hyrje
Ekzistojnë dy faktorë që ndikojnë në cilësinë e produktit përfundimtar të një përkthimi apo interpretimi. Këta dy faktorë janë konteksti dhe situata. Ndërkohë që konteksti është gjuhësorë situata është jashtë gjuhësore.1 Konteksti ka të bëjë më kuptimin leksikor dhe gramatikor të vetë fjalëve të një fraze, fjalie, paragrafi apo teksti kurse situata ka të bëjë me vendin, kohën dhe njerëzit që e sendërtojnë këtë kontekst. Sa herë që flasim për një vend, kohë dhe popullsi të caktuar sigurisht që kemi parasysh karakteristika dhe veçori që dallojnë nga të tjerat. Këto karakteristika dhe veçori të një vendi që popullohet nga një popullsi e caktuar përbëjnë vetë kulturën e atij vendi dhe e asaj popullsie në një periudhë historike të caktuar.

Gjuetia Maqedonëse e Fjalëve të Reja

Gjatë udhëtim tim të parë në Maqedoni, nuk i rezistova dot tundimit të shkrimit të fjalëve të reja shqipe që do të më dilnin rrugës. Duke qenë se gjatë gjithë kohës isha i shoqëruar nga shqiptarë të Maqedonisë, për asnjë çast nuk e lash ndërgjegjen time gjuhësore të mos ishte në aktivitet të plotë. Kështu që, në një paçavure që kishte marrë ngjyrë të errët në blu nga zhubravitja brenda xhepit tim, shkrova çdo fjalë që nuk e njihja nga ato që dëgjova. Edhe pse janë pak, secila praj tyre ka pas një histori që më jep shumë kënaqësi kur e kujtoj. Më poshtë do të gjeni të radhitura kronologjikisht fjalët e reja bashkë me copëza apo të gjithë historinë që fshihet pas tyre.

Të jesh nga fshati ku dhia zbret me frena dore

Fakti që shqiptarët janë dërrmueshëm fshatarë e ka bërë jetën të vështirë për ta vetë dha ata vet janë një nga shkaqet. Ekziston një sindromë që nuk i kam vënë dot emër dhe nuk e kam as idenë se ç’emërtim sociologjik ka dhe a ka një të tillë apo jo. Bëhet fjalë për faktin që një anëtar i një shoqërie apo komuniteti, apo njerëz më cilësi dhe veçori të përbashkëta ta përçmojnë njëri-tjetrin pikërisht për këto veçori, e sidomos kur një pjesë të tyre i kanë zhvendosur ato nga vetja e tyre ne një mënyrë apo një tjetër kjo behet dhe me e dukshme.Për ta ilustruar së pari dua të sjell atë çka shihet rëndom nëpër filma artistikë kryesisht prodhim amerikan. Kam rastisur shpesh të jem para ekranit kur dy zezakë ofendojnë njëri tjetrin duke u quajtur mes vati “nigga!” “you nigga!”, e thënë shqip “zezak”. Kjo më ka bërë përshtypje si fillim. Pastaj më tej ma ngacmoi ndërgjegjen një ndodhi ku asistova kur po ecja rrugës, kur dy fëmijë në vigjilje të adoleshencës apo diç më të vegjël, njëri më një klarinetë në dorë dhe fundin e saj ne gojë e cila ja kishte rrudhur faqet nga zori i të fryrit dhe tjetri me një lloj defi që rraset nën sqetull si kungull dhe i bihet, po diskutonin me njeri tjetrin se ç’rrugë duhet të kapnin për të bërë “artin” e tyre dhe me këtë rast të fitonin dhe ndonjë të hollë.

Fjalori i QEP-it, që në Kohën e Qepës

Puna që po bën QEP-i (Qendra për Edukim dhe Përparim) në Kosovë është një iniciative e shkëlqyer për përditësimin e ecjen me kohën të gjuhës shqipe. Realisht i përgëzoj për këtë. Prej punëve të tyre më frytdhënëse mund të përmendim Kontrolluesin Drejtshkrimorë të Gjuhës Shqipe dhe Fjalorin Elektronik Shpjegues. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të kenë mangësi në punën e tyre. Dhe një mangësia që vihet re dhe që mund të korrigjohet lehtë është fakti se fjalori i tyre shpjegues është elektronizuar, por nuk është azhurnuar pothuajse fare, duke bërë kështu që të jetë i mbushur kapicë me komunizma dhe shpjegime propaganduese të ideologjisë marksiste-leniniste. Kjo lejon këdo që të thotë se fjalori i QEP-it është që në kohën e qepës. Më poshtë paraqiten dy shembuj tipikë të kësaj mangësie të ilustruar me shembuj përkatës nga fjalori në fjalë dhe të pasuruar me disa sugjerime.Një nga fjalët tipike dhe prej nga burojnë të gjitha derivatet e tjera komuniste-ateiste- marksiste-leniniste është fjala “komunizëm”. Ja se si shpjegohet në fjalorin në fjalë kjo fjalë. Vini re që trashëzimi i fjalëve tek shpjegimi është shtuar për theksim.

Huazimet dhe Barbarizmat

Gjatë orëve të lëndëve të përkthimit, në klasën time ndodh shpesh një fenomen që demonstron varfëri. Dalin disa studentë dhe kundërshtojnë përkthimin e disa të tjerëve me argumentin se në të janë përdorur “fjalë të huazuara”. Fjala bie, nuk duhet të përdoret fjala “eksperiencë” sepse ajo është një fjalë e huazuar dhe se duhet të përdoret fjala “përvojë” në vend të saj; një shembull i rëndomtë. Kjo tregon se ekziston një boshllëk në ndërgjegjen gjuhësore të studentëve; një ngërç që pengon. Ngatërrohet fjala huazim me fjalën barbarizëm. Çfarë mbetet të ndodhe pastaj për rregullat e huazimit, kur çdo fjalë e huaj refuzohet me përbuzje? Le pastaj që kjo ndodh vetëm në klasë, në orën e përkthimit.

Powered by WordPress & Theme by Anders Norén