U mrekullova… ishte hera e parë që munda të kuptoj shpjegimin e një fjale në fjalorin “Oxford Advanced Learner’s Dictionary”. Kjo do të thoshte që unë kisha mësuar mjaftueshëm anglisht për t’u konsultuar me një fjalor shpjegues, në vend të atij dygjuhësh. Nuk ishte fjalori im, ishte i një bashkëvuajtësi në konviktin e shkollës pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Në vitet në vijim unë isha përdoruesi kryesor i atij fjalori edhe pse nuk ishte prona ime.
Etiketë: Leksikologji
Prindrit e mi janë thesar gjuhësor për mua. Pasuria leksikore e tyre e tejkalon memorjen time dhe bukuria e atij leksiku e kthen në detyrë për mua shkrimin e asaj që dëgjoj nga goja e tyre. Dhe ja, ku është një nga të preferuarat e mija, të cilën ua kam mësuar pothuajse të gjithë shokëve të mi. Ajo është një shprehje frazologjike shumë e veçantë e konvertuar gati-gati në një proverbë. Por le të shkruajmë pak histori fillimisht.
Puna që po bën QEP-i (Qendra për Edukim dhe Përparim) në Kosovë është një iniciative e shkëlqyer për përditësimin e ecjen me kohën të gjuhës shqipe. Realisht i përgëzoj për këtë. Prej punëve të tyre më frytdhënëse mund të përmendim Kontrolluesin Drejtshkrimorë të Gjuhës Shqipe dhe Fjalorin Elektronik Shpjegues. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të kenë mangësi në punën e tyre. Dhe një mangësia që vihet re dhe që mund të korrigjohet lehtë është fakti se fjalori i tyre shpjegues është elektronizuar, por nuk është azhurnuar pothuajse fare, duke bërë kështu që të jetë i mbushur kapicë me komunizma dhe shpjegime propaganduese të ideologjisë marksiste-leniniste. Kjo lejon këdo që të thotë se fjalori i QEP-it është që në kohën e qepës. Më poshtë paraqiten dy shembuj tipikë të kësaj mangësie të ilustruar me shembuj përkatës nga fjalori në fjalë dhe të pasuruar me disa sugjerime.Një nga fjalët tipike dhe prej nga burojnë të gjitha derivatet e tjera komuniste-ateiste- marksiste-leniniste është fjala “komunizëm”. Ja se si shpjegohet në fjalorin në fjalë kjo fjalë. Vini re që trashëzimi i fjalëve tek shpjegimi është shtuar për theksim.