Historia e Gjërave

Sot më bombardoi një tip me ca email-e për blogun e tij të ri. Duke qenë se më mërziti me të njëjtin email shumë herë, nuk po ja përmend blogun fare. Për më shumë që nuk ka lidhje me temën. Ajo që dua të ndaj sot me ju është një video që gjeta tek blogu…

Sot më bombardoi një tip me ca email-e për blogun e tij të ri. Duke qenë se më mërziti me të njëjtin email shumë herë, nuk po ja përmend blogun fare. Për më shumë që nuk ka lidhje me temën. Ajo që dua të ndaj sot me ju është një video që gjeta tek blogu në fjalë. Ishte në italisht dhe titullin e kishte “La Sotria delle Cose“. Më tërhoqi pamja e parë dhe i bëra play. Do thoni ju: “Si e kuptove italisht?” Unë do t’ju them: “Italishten e kemi gjuhën e babës”. Nejse, por ju që nuk dini italisht, videoja është edhe në anglisht, në fakt, origjinali është në anglisht.

Për çfarë flet videoja?

Videoja në origjinal e ka titullin “The Story of Stuff” dhe flet për shumë gjëra të prekshme çdo ditë. Me një fjali të vetme, videoja flet për faktin se nga vijnë gjërat që ne blejmë dhe ku përfundojnë. Kjo përfshin: burimet natyrore, fabrikat, dyqanet, reklamat, mbeturinat. Është një video fantastike që kush nuk e shikon është vërtet për të qarë hallin. Është vetëm 21 minuta. Shikojeni dhe do më kuptoni. Shikim të këndshëm!

3 Comments

Parathenie 25 Dhjetor, 2009 Reply

Vetem 21 minuta…
Gjithsesi interesante videoja.

eri 12 Shtator, 2010 Reply

me vertet domethenese
se nderroj ma ipodin

Familja 31 Janar, 2011 Reply

Ah, keto jane vemet 5 % per sa i perkete gjerave qe ndothin ne te vertete.

Lini një Përgjigje