Sot më bombardoi një tip me ca email-e për blogun e tij të ri. Duke qenë se më mërziti me të njëjtin email shumë herë, nuk po ja përmend blogun fare. Për më shumë që nuk ka lidhje me temën. Ajo që dua të ndaj sot me ju është një video që gjeta tek blogu në fjalë. Ishte në italisht dhe titullin e kishte “La Sotria delle Cose“. Më tërhoqi pamja e parë dhe i bëra play. Do thoni ju: “Si e kuptove italisht?” Unë do t’ju them: “Italishten e kemi gjuhën e babës”. Nejse, por ju që nuk dini italisht, videoja është edhe në anglisht, në fakt, origjinali është në anglisht.
Kategori: Tjetër
Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t’i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i freskët (jo i ri plak). Ndoshta ky është një justifikim (mungesa e frymëzimit) si shumë të tjerë që më bredhin lartë e poshtë në neuronet e trurit, por dizajni i ri më jep shumë kënaqësi kur e shikoj dhe kjo shpresoj të konvertohet në dëshirë për të shkruar.
Një gjë tjetër që dua të ndajë me ju në këtë postim të shkurtër është fakti që kam zbuluar edhe një pasion të ri, fotografinë. Herë pas herë do përqipem të postoj foto që më kanë lënë shumë mbresa apo që flasin vet dhe nuk kanë nevoj të shoqërohen me shumë fjalë.
Kaq ishte e gjitha. Do të dëshiroja shumë të më linit një mesazh mirëseardhje tek komentet. Flaminderit!
Babai im ka qenë punëtor i dalluar. Ky nuk është pretendim i imi. Unë ndihem shumë i lumtur që babai im i ka shërbyer kombit dhe partisë. Por dhe partia nga ana e saj nuk ka mbetur pas, ja ka dhënë një Fletë Nderi. Në fletë shkruhet “I jepet sh. Emri’ Babës, për rezultate të mira të arritura në realizimin e detyrave të vitit 1980”. Fatkeqësisht nuk munda ta takoja kësaj javë babanë tim e ta pyesja se çfarë kishte bërë atë vit që kishte merituar një fletë nderi. Me siguri ka bërë diçka për tu mbajtur mënd përderisa fleta e nderit i ka rezistuar kohës për të nderuar dhe mua tani, 27 vjet më vonë për faktin e të qenit bir i këtij babai.Sa bukur! Sa nostalgjik realizmi socialist; tamam si ata filmat me personazhe vetëmohuese.
1. Mendon për pasojat para se te veprosh.
2. Të bëhet e vështirë të shpenzosh, duke e ditur se të fitosh para nuk është aq e lehtë sa të shpenzosh para.
3. Kupon se koha është e shtrenjtë dhe se nuk të ka mbetur dhe shumë.
4. Të shkon nëpër mend se gjërat e bëra një vit më parë duken tepër kot tani.
5. Fillon të marrësh ftesa dasme.
6. Kur takohesh me miqtë, bisedat zhvillohen kështu “Herën e fundit, “Në të shkuarën”, E mban mend atëherë kur…”
7. Papritur pyet veten se cili është kuptimi/ qëllimi i jetës.
8. Bën diçka që nuk të pëlqen çdo ditë edhe atëherë kur nuk të shtyn njeri ta bësh.
9. Shikon fëmijë të tjerë dhe pyet ose 1) Sa vjeç janë ose 2) Ku studjojnë.
10. Harron se si është të jesh fëmij dhe se sa irritues janë të rriturit kur bëjnë të gjithë të njëjtën pyetje.
11. Gjithë fisi fillojnë të të gjejnë nuse. (nga Driti)
12. Kur te lirojne vendin ne autobuz.* (nga e.T.)
Origjinalin e gjeni këtu: TodaysTen.com
*Vetëm për jashtë shtetit.
Një ditë të bukur shkolle, duke shkuar tek këndi i orarit në katin e parë të fakultetit tim, më tërhoqi vëmendjen një lajmërim i ngjitur pak më tutje mbi xham. Nga kureshtja u afrova dhe e lexova. Se për çfarë bënte fjalë nuk e mbaj mend, e edhe po ta mbaja mend nuk do të ishte e rëndësishme ta përmendja; e rëndësishme është të përmend faktin që lajmërimi në fjalë shkruante se rridhte nga një shef departamenti dhe nga rektori ynë; emrat e tyre ishin të shkruar me shkronja të trasha, por mungonin nja dy elemente të vogla, por jo pak rëndësishme, firma dhe vula. Ishte një lajmërim zyrtar, por ik e merre vesh ti që ishte i tillë, kur nuk përmbante asnjë element zyrtarizues. Të tilla mund të bënte me bollëk edhe një student mistrec dhe t’i ngjiste në të gjithë shkollën, duke përhapur kështu ndonjë lajm të rremë.