Tipare Intelektuale të Çmuara

Përulësia Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për cakun e dijes, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat egocentrizmi i lindur ka gjasa të funksionojë vetë-mashtrueshëm; duke pasur parasysh animin, paragjykimet dhe kufizimet e pikëpamjes. Përulësia intelektuale varet nga pranimi i faktit që dikush nuk duhet të pretendojë më shumë se ç’di në të vërtetë. Ajo…

Përulësia Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për cakun e dijes, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat egocentrizmi i lindur ka gjasa të funksionojë vetë-mashtrueshëm; duke pasur parasysh animin, paragjykimet dhe kufizimet e pikëpamjes. Përulësia intelektuale varet nga pranimi i faktit që dikush nuk duhet të pretendojë më shumë se ç’di në të vërtetë. Ajo nuk nënkupton mungesë karakteri apo nënshtrim. Ajo nënkupton mungesën e krekosjes, mburracaksisë dhe mendjemadhësisë, e shoqëruar kjo me depërtim në themelet e logjikës, apo nëse këto mungojnë, në themelet e besimit të vet.

Kuraja Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën e përballjes dhe adresimit të drejtë ndaj ideve apo pikëpamjeve kundrejt të cilave ne kemi ndjesi të forta negative dhe të cilave nuk ua kemi vënë veshin siç duhet. Kjo kurajë lidhet me pranimin se idetë që i konsiderojmë të rrezikshme apo absurde ndonjëherë justifikohen arsyeshëm (plotësisht apo pjesërisht) dhe se konkluzione dhe bindje të rrënjosura tek ne janë ndonjëherë false dhe mashtruese. Për ta përcaktuar për veten tonë se cila bën e cila jo, ne nuk duhet të “pranojmë” pasivisht dhe pamendueshëm çka kemi “mësuar.” Kuraja intelektuale hyn ne skenë këtu, sepse ne pashmangshëm do të përballemi me ca të vërteta në disa ide të konsideruara të rrezikshme apo absurde, dhe me shtrembërime dhe falsitet në disa ide të mbështetura fuqishëm nga grupi jonë shoqëror. Neve na duhet kurajë të jemi të saktë në të menduarin tonë në rrethana të tilla. Ndëshkimet e çkonformitetit mund të jenë të ashpra.

Empatia Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën për ta vendosur imagjinueshëm veten në vend të tjetrit në mënyre që t’i kuptosh ata çiltërsisht, gjë që kërkon që vetëdija e prirjes sonë egocentrike të shquaj të vërtetën përmes perceptimit tonë të menjëhershëm të mendimit ato besimit ngulitur. Ky tipar ka të bëjë me aftësinë për të rindërtuar saktësisht pikëpamjet dhe arsyetimet e të tjerëve dhe të arsyetosh mbi premisa, supozime dhe ide ndryshe nga tonat. Ky tipar gjithashtu ka të bëjë me gatishmërinë për të sjellë ndërmend rastet kur ne kemi arsyetuar gabim në të shkuarën me gjithë bindjen e thellë se kishim të drejtë dhe me aftësinë për të imagjinuar kur jemi mashtruar ngjashëm me rastin në fjalë.

Ndershmëria Intelektuale: Pranimi i nevojës për të qenë besnik në të menduar; për të qenë i qëndrueshëm në standardet intelektuale që përdor; për t’ju përmbajtur të njëjtave standarde rigoroze të fakteve dhe provave siç edhe kundërshtari mund të bëjë; për të bërë vet se pari atë që e propagandon tek të tjerët; dhe për të pranuar ndershmërisht mospërputhjet dhe paqëndrueshmërinë e mendimit apo veprimit.

Këmbëngulja Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën e përdorimit të mprehtësisë dhe të vërtetës intelektuale pavarësisht nga vështirësitë, pengesat dhe dështimet; e ndjekjes së paepur të principeve racionale me gjithë kundërshtimin irracional të të tjerëve; të jesh i vetëdijshëm për nevojën për të luftuar me pështjellimet dhe pyetjet turbulluese për një periudhe të gjatë kohe për të arritur kuptim apo depërtim më të thellë.

Besimi Tek Arsyeja: Besimi se, për një farë kohe, interesat tona më të larta dhe ato të njerizimit në përgjithësi do të shërbehen me si miri duke i dhënë dorë të lirë arsyes, duke i inkurajuar njerëzit të dalin në konkluzionet e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre personale të arsyetimit; besimi se, me inkurajimin dhe kultivimin e duhur, njerëzit mund të mësojnë të mendojnë vet, të formojnë këndvështrime racionale, ta arrijnë ne konkluzione të arsyeshme, të mendojnë në mënyre logjike dhe koherente, ta bindin njeri tjetrin nëpërmjet arsyes dhe të bëhen njerëz të arsyeshëm, me gjithë pengesat e rrënjosura në karakterin e lindur te mendjes njerëzore dhe në shoqëri siç e dimë.

Paanshmëria: Të jesh i vetëdijshëm për nevojën e trajtimit të të gjitha pikëpamjeve njësoj, pa u ndikuar nga ndjenjat apo interesat personale apo ndjenjat dhe interesat personale të një miku, komuniteti apo kombi. Kjo nënkupton ndjekjen e standardeve intelektuale pa u ndikuar nga avantazhet personale apo avantazhet e një grupi.

Origjinalin e gjeni këtu: Criticalthinking.Org

2 Comments

Abdullah 18 Shkurt, 2011 Reply

dikus duhet korrigjuar

Banago 19 Shkurt, 2011 Reply

Faleminderit Abdallah – u kry!

Lini një Përgjigje te Banago Anuloje përgjigjen