Fakti që shqiptarët janë dërrmueshëm fshatarë e ka bërë jetën të vështirë për ta vetë dha ata vet janë një nga shkaqet. Ekziston një sindromë që nuk i kam vënë dot emër dhe nuk e kam as idenë se ç’emërtim sociologjik ka dhe a ka një të tillë apo jo. Bëhet fjalë për faktin që një anëtar i një shoqërie apo komuniteti, apo njerëz më cilësi dhe veçori të përbashkëta ta përçmojnë njëri-tjetrin pikërisht për këto veçori, e sidomos kur një pjesë të tyre i kanë zhvendosur ato nga vetja e tyre ne një mënyrë apo një tjetër kjo behet dhe me e dukshme.Për ta ilustruar së pari dua të sjell atë çka shihet rëndom nëpër filma artistikë kryesisht prodhim amerikan. Kam rastisur shpesh të jem para ekranit kur dy zezakë ofendojnë njëri tjetrin duke u quajtur mes vati “nigga!” “you nigga!”, e thënë shqip “zezak”. Kjo më ka bërë përshtypje si fillim. Pastaj më tej ma ngacmoi ndërgjegjen një ndodhi ku asistova kur po ecja rrugës, kur dy fëmijë në vigjilje të adoleshencës apo diç më të vegjël, njëri më një klarinetë në dorë dhe fundin e saj ne gojë e cila ja kishte rrudhur faqet nga zori i të fryrit dhe tjetri me një lloj defi që rraset nën sqetull si kungull dhe i bihet, po diskutonin me njeri tjetrin se ç’rrugë duhet të kapnin për të bërë “artin” e tyre dhe me këtë rast të fitonin dhe ndonjë të hollë.
Njëri sugjeroi,
“Hajd vem andej nga gjykata.”
Tjetri ja ktheu tërë sëkëlldi dhe pompozitet, “ik ore lypsar se nuk vij andej unë.”
E çuditshmja në këtë mes ishte që kalamajtë ishin të dy rome dhe dihet që romët të lypurit e kanë një nga mënyrat e tyre të jetesës, edhe pse ata vete kishin filluar t’i fitonin paret e tyre te xhepit me pune artishtash, duke zbavitur qejflinjtë dhe ahengxhinjtë e rastit me melodinë e këngës se tyre te preferuar “Marsida”.
E treta dhe me e rëndësishmja, që do të jetë dhe tema e shkrimit, është fakti që njerëz që banojnë në fshat e sidomos ata që kanë pak kohë që kanë zbrit në kasaba e etiketojnë njëri tjetrin më epUncategorizeditetin “fshatar” dhe me llagape dhe shprehje frazeologjike të dala nga ironia e hollë dhe dëshira apo “nevoja” për ta ofenduar tjetrin. Ajo që na intereson këtu në fakt nuk është studimi socio-antropologjik i fenomenit, por neologjizmat frazeologjike që burojnë nga ky fenomen. Deri tani kam pasur fatin të dëgjoj tri fraza të cilat nuk mund t’i shpëtonin ndërgjegjes time të hollë gjuhësore dhe i kam radhitur të më poshtë të tria:
1. Ti je andej nga ku zbret dhia me frena dore: Fantazia e popullit ka arritur në zenit me këtë shprehje, për mendimin tim.
Këtë shkrehje e diskutova me një shokun tim që i njeh mirë makinat për të zbërthyer metaforën. Përfundimi që dola për çastin ishte paksa i trishtë sepse mendova se autori popull i frazeologjisë kishte gabuar në ndërtimin saktë logjikisht të metaforës, duke qenë se përfundimi që arritëm ishte që makina kur frenon me frena dore do të thotë që është në vend, jo në lëvizje. Kjo tregonte që metafora ishte ndërtuar logjikisht gabim përderisa dhia ishte ne lëvizje me frena dore të ngritura. Por përvoja ime prej fshatari të mirëfilltë nuk mund të më linte në baltë. Autori popull kishte shkuar më larg se ç’mund të arrinte edhe analizimi i thellë gjuhësorë i shprehjes frazeologjike; ajo ishte ndërtuar mbi përvojën fshataresUncategorizedke të autorit popull.
Çfarë domethënë kjo, do pyesnit ju. Që të arrish ta përthithësh gjithsej kuptimin e frazeologjisë nevojitet një përshkrim shume realist dhe e detajuar i frenimit të një dhie në rrëpirën ë përcëllimës apo në zallishten e shullërit. Vizatimi më i goditur mund të jetë një aventurë e dhisë kur merr tatëpjetën zallore 75 gradëshe të mbifshatit rrugës duke ardhur për në kasolle me barkun plot pas një ditë të begatë kullotjeje.
Dhitë kanë një karakteristikë interesantë, kur janë të gëzuara (të ngopura) kanë qejf të lozin. Kështu për shembull, pas një ditë të bollshme të ushqyeri, një dhi, rrugës së kthimit për në shtëpi, që është logjikisht tatëpjetë sepse dhia normalisht kullot në mal, vendos të bëjë pak spektakël para dhive të tjera duke kërcyer lartë dhe duke shkuar poshtë normalisht sepse aty është tatëpjetë dhe vazhdon kështu derisa loja bëhet e rrezikshme dhe dhia i fut një të frenuar gozhdë vetes në tatëpjetën zallorë saqë i grin thundrat fare. Por sigurisht që nuk frenon dot plotësisht se shpejtësia dhe graviteti bëjnë të tyren. Lloji i frenimit përbën gjithë metaforë. Në një situatë të tillë, dhisë për të frenuar duhet të marrë një pozicion me kUncategorizedëmbët e para shtrirë përpara dhe me kokën paralel mbi to, kurse këmbët e pasme behën se plugje të ngulura në terrenin zallorë. Ky pozicion është shumë i qëndrueshëm dhe statik sa të kujton makinën që është parkuar dhe i janë ngritur frenat e dorë edhe pse dhia vazhdon te rrëshqas tatëpjetë pak centimetra apo diç më shumë, prej nga rrej dhe metafora.
Kuptimi që nxirret nga shprehja frazeologjia është që, kur i drejtohesh dikujt se vjen “andej nga ku dhia frenon me frena dore” nënkuptohet automatikisht që personi në fjalë vjen nga një fshat shumë i thellë dhe malor i vendit dhe që kjo e bën të jetë paksa apo shumë i humbur, i padalë dhe që nuk merr vesh nga jeta.
2. Ti je andej nga ku ta merr ariu bukën (me sheqer) nga dora: Në këtë rast metafora është më e qartë dhe më lehtësisht ë zbërthyeshme. Figura e përdorur është që personi, të cilit i merret buka nga dora nga një ari, jeton një jetë të egër në mes të kafshëve të egra dhe bashkëjeton me to, që automatikisht nënkupton dhe do të thotë që personi është i pacivilizuar dhe i padenje për jetë qytetare.
Metaforë është shumë pikante dhe të kujton direkt filmat vizatimorë ku njerëzit bashkëbisedojnë me kafshët. Ndërtimi i metaforës ka ndjekur një linjë intriguese, ku njeriu është ai që ka diçka kurse kafsha është ajo që ja merr nga dore atë gjë dhe njeriu nuk ka ç’ben. Domethënë, kafsha del mbi njeriun ose, e thënë ndryshe, njeriu është njësoj si kafsha. Shtojca në kllapa shërben për t’i dhënë metaforës ngjyrim me realist, duke qenë se të gjithë e dimë faktin që ariu e ka qejf mjaltin dhe të shkon mendja se edhe të ëmblat e tjera i ka, duke e bërë kështu ëmbëlsinë e sheqerit shkak për rrëmbimin e bukës nga dora.
3. Ti je andej nga ku të thotë ujku mirëmëngjes: Këtu është përdorur e njëjta logjikë me frazeologjinë e mësipërme ku njeriu dhe kafsha bashkëjetojnë. Në rastin konkret kemi të bëjmë më ujkun si kafshë dhe e cila i shton egërsinë situatës duke e thelluar edhe më shumë hendekun me personit në fjalë dhe qytetit, jetës së qytetëruar dhe civilizimit.
Më i bukuri fakt për tu përmendur rreth të triave shprehjeve frazeologjike është fakti që këto frazeologji fshehin pas tyre përvojën e jetës së fshatit dhe normalisht kanë dalë për herë të para nga goja e një bashkëfshatari që ka ca kohë që jetojnë në qytet drejtuar bashkëfshatarit të vet që jeton akoma në fshat, që na çon ne fillim të këtij shkrimi tek sindroma e paemër e distancimit të vetes nga ajo që e ke apo e ke pasur duke shara ata qe vazhdojnë ta kenë atë gjë.
2 Comments
Megjithate , mendoj une , problemi ketu nuk qendron ne shpjegimin e metaforave qe perdorin fshataret per te etiketuar njeri tjetrin , apo romet , problemi qendron qe eshte shoqeria shqiptare e qytetit qe perbehet nga nje nr me i madh , se sa Romet apo Fshataret e sapoardhur ne qytet , e cila ja lejon vetes dhe i ka etiketuar pa treguar nje tolerance te mirefillte.
Pa u ndaluar te kuptojne qe erdhen keta , duhen edukuar , vijne nga nje realitet i ndryshem nga ai ku ne jemi edukuar. Per te evituar qe ne zanafille lindjen e ketij problemi te “te ardhurve” duke i asimiluar me edukaten qytetare , por jo mendoj se realiteti i qytetit vete bie ndesh me kete menyre te konceptuari , ne qytet nuk ka me kohe per asgje , duhet vrapuar gjithandej , ne pune , ne shkolle etj etj.
Pra edhe ai etikimi i mesiperm qe thua ti ai perdorimi i atyre metaforave mund te ishte evituar nese qytetaria do ishte treguar nje cike me e kujdesshme….
“Do vije nje kohe kur vrasja e nje kafshe do konsiderohet ne te njejtin nivel me ate te vrasjes se nje njeriu”
Leonardo da Vinci
ky zoteria qe ka thene kete shprehjen , ka jetuar ne kete periudhe (Prill 15, 1452 – Maj 2, 1519) dhe kishte nje mendje te hapur sa te thoshte edhe ate shprehje , jemi ne qe nuk jemi ndaluar te mendojme pse persona te tille mund te kene thene nje shprehje te ketij niveli dhe nese ndokush nga ne do e kuptonte , mund edhe te tentonte tua mesonte te tjereve….
Pra njeriu dhe kafsha do te jene te barabart.