Gjatë një ore mësimi në universitet profesori na tregoi një barcaletë që kishte si teme Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. Me sa më vjen ndërmend kishte të bënte me një turmë njerzish që kishin dalë të prisnin mbretëreshën apo ta përshendsnin në një fjalim që do mbante dhe që ishin pajisur me pankarta dhe mjete të tjera përshendetëse. Njëri nga turmaxhinjte kishte një pankartë në dorë dhe mbi të shkruante “God shave the Queen”, kjo natyrisht gabueshëm në vend të frazes “God save the Queen”.
Gjatë një ore mësimi në universitet profesori na tregoi një barcaletë që kishte si teme Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. Me sa më vjen ndërmend kishte të bënte me një turmë njerzish që kishin dalë të prisnin mbretëreshën apo ta përshendsnin në një fjalim që do mbante dhe që ishin pajisur me pankarta dhe mjete të tjera përshendetëse. Njëri nga turmaxhinjte kishte një pankartë në dorë dhe mbi të shkruante “God shave the Queen”, kjo natyrisht gabueshëm në vend të frazes “God save the Queen”. Kjo ishte pika kulminante e barcaletës. Këtu mbaron barcoleta dhe po këtu fillon të punojë ndërgjegjia gjuhësore.Ç’ka më la pa mend pasi e bluajta në mendje këtë frazë ishte fakti i përputhsmerisë perfekte përkthimore ose, thënë ndryshe, e barazvlerësit perfekt të këtij togfjalëshi në shqip. Këtë bluajtje e kam bërë shpesh derisa erdhi dita që e hodha ne letër (bie fjala, se ne fakt e shkrova ne kompjuter). E perkthyer në shqip fraza do ishte “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”, ose versioni qesharak “Zoti e rruajtë Mbretëreshën”. Ajo që ndodh dhe që e transformon situatën në gazmore është shtimi i një shkronje në fjalë. E habitshmja është që të dyja variantet, si ai gazmor dhe ai i saktë, kanë përkthyeshmëri perfekte në shqip. Shikoni se çfarë ndodh.
Anglisht | Shqip |
I shtohet një shkronjë fjalës ’save’ | I shtohet një shkronjë fjalës ‘ruaj’ |
Shkronja që shtohet është shkronjë që sherben per të formuar një tingull të ri, edhe pse në anglisht jo një shrkonjë të re | Shkronja që shtohet është shkronjë që sherben per të formuar një tingull të ri dhe gjithashtu një shrkonjë të re |
Kuptimi i fjalës origjinale është i njëjtë ’save’ = ‘ruaj’, në këtë kontekst | Kuptimi i fjalës origjinale është i njëjtë ‘ruaj’ = ’save’, në këtë kontekst |
Shtimi i shkronjës në fjalë rezulton në një fjalë tjetër kuptimplotë | Shtimi i shkronjës në fjalë rezulton në një fajlë tjetër kuptimplotë |
Fjala rezultante në anglisht ka të njëjtin kuptim më fjalën rezultante në shqip ’shave’ = ‘rruaj’ | Fjala rezultante në anglisht ka të njëjtin kuptim më fjalën rezultante në shqip ‘rruaj’ = ’shave’ |
Kjo lloj përputhshmerie ndërgjuhesore nuk është se haset shpesh në përkthime të ndryshme dhe ata që kanë pak përvojë përkthimi besoj se më kuptojnë mirë. Raste të tilla, si lapsusi i një fshatari paksa të pakujdesshëm anglez apo fshatari paksa ironik anglez janë shumë problematike në përkthim. Rasti në fjalë është një perfeksion në llojin e vet dhe një lehtësi që çdo përkthyes do ta ëndërronte.