Jo qip po qyp more kokëqip

Afëria fonetike e një sër çiftesh fjalësh në shqip i bën ato të ngatrrueshme semantikisht. Ky fenomen njihet, besoj, në të gjitha gjuhet e botës kurse në anglisht identifikoht si fenomeni i miqëve të rremë (false friends). Ma ha mendja se të gjithëve u ka ndodhur që në fëmijëri të jëtë përballuar më dy njerëz, përgjithësisht vëllezër, që kanë pasur edhe emra të përafërt edhe fytyra të përafërta dhe i ka ngatrruar më njëri tjetrin, mua të pakten më ka ndodhur disa herë. Prandaj unë do e quaja këtë dukuri gjuhësore ‘vëllezërit e përafërt’. Më poshtë janë një listë me vëllezër gjuhesorë të përafërt që mund të bëhet edhe me e gjatë me ndihmën tuaj. Shumica e fjalëve janë huazuar nga artikulli i Agim Bejtjas tek PeshkuPaUje.

Adaptoj – përshtat
Adoptoj – birësoj

Arsimim – marrja e njohurive dhe dijeve në shkollë
Edukim – përftimi i karakteristikave të mira të të sjellurit social, sidomos gjatw rritjes
Afroj – sjell më afër
Ofroj – propozoj

Klimatike – që ka të bëjë më klimën
Kimaterike – që ka klimë që të bën mirë për shëndetin

Mëshiroj – fal
Mishëroj – vë në jetë

Modern – 1. i kohës; 2. në modë
Moderuar (i/ e) – i mësëm, as ekstrem as neglizhent

Mostër – gjedhe, kamion
Monstër – përbindësh

Njësoj – bëj një, unifikoj
Njehsoj – logarit, bëj veprime me numra

Përshkoj – kaloj nga njëra anë në tjetrën
Përshkruaj – paraqit tipara, dukuri a rrethana me shkrim ose me gojë

Relativizmi – (doktrinë filozofike) njohja, e vërteta, morali etj. janë relative jo absolute
Relativiteti – E = mc2 , teoria e Ajnshtainit

Stimuloj – nxit
Simuloj – shtirem

4 Comments

Banago 2 Prill, 2007 Reply

Falemincerit, faleminderit, po keto ne fund çi deeeeshe???

Banago 2 Prill, 2007 Reply

Une e kam vene dhe po i degjoj, se per te lexuar hiç. E ke parasysh, studnetet e mire nuk kane nevoj per shume mesim (pastaj ngalin, po nejse)

Eri. B. 2 Prill, 2007 Reply

E re babam eee! Po e di une, 10 do marrim dhe kesaj here. Shyqyr qe marrim 10 ketu thuaj, qe ta mbajme mend qe ja kemi marre dhe ne 10-a ne univ.

Banago 2 Prill, 2007 Reply

dhjeta gjate vitit, por ne fund …ta…ta…ta…ta….

Lini një Përgjigje