Gërdeci, Vlora dhe Hipokrizia Qytetare

Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t'i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje.

Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t’i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje.

Nga ana tjetër, kemi një rast tipik të ndërgjegjësimit, edhe pse të pjesshëm, qytetar në Vlorë për mosndërtimin e TEC-eve dhe rafinerive të naftës në qytet. Janë bërë protesta të panumërta për rreth dy vjet rresht. Nuk kërkojnë as dorëheqje të pushtetarëve e as qiqra në hell, por vetëm një të drejtë qytetare, një copë referendum. Askujt nuk ja ndjeu shumë për këtë problem dhe ka filluar të ndërtohen këto TEC-e e rafineri pa e çarë kokën për qytetarët. Tani ajo që pritet është që Vlora të mos shoh më qiell blu pas vënies së parë në punë të TEC-it të parë, lere pastaj për më tepër. Biznesmenëve, që po e ngrenë zërin më shumë tani, do u shkatërrohet gjithçka kanë ndërtuar aty, por do kenë aq para sa për t’i shpëtuar fëmijët e tyre dhe ta rinisin jetën diku më pastër se Vlora. Ata që do mbeten aty janë ata që nuk do kenë mundësi të përballojnë lëvizjen, që nuk janë pak, që do i nënshtrohen kancerimit të tyre permanent dhe do jenë kavje për të provuar nëse mutacionet gjenetike mund të jenë të dobishme. Kjo është më e pakta. Imagjinoni të ndodhe një aksident, shpërthim, mbytje naftëmbajtëseje etj etj, gjëra këto që ndodhin jo rrallë në botë.

Po ti vëmë këto dy raste në peshojë do të mund tu përgjigjemi pyetjeve që ngritëm më lartë.

Në rastin e Gërdecit kemi të bëjmë me një problem që nuk dihet a ishte kryeministri në dijeni të faktit që kjo depo mund të shkaktonte një dëm kaq të madh. Edhe po të ishte, askush nuk e ngriti zërin që t’i thoshte ti po e tepron me këtë gjë. Në rastin e Vlorës, Kryeministri, Presidenti, Ministri i Energjetikës, e ç’u përmban pragu janë në dijeni deri në detaje për rrezikun që po ndërmarrin në Vlorë me lejimin e ndërtimit të TEC-eve dhe rafinerive të naftës; këtë ua ka bërë që tu ngulitet në tru mirë edhe Aleanca Qytetare për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit të Vlorës. Për më tepër ka pasur protesta për dy vjet. Për më tepër ka pasur protesta para kryeministrisë. Për më tepër, ajo që kërkohet nuk është të mos ndërtohen, por të paktën, të bëhet një copë referendum.

Në rastin e Gërdecit, ministri i Mbrojtjes dha dorëheqjen, shumë përgjegjës të tjerë janë pas hekurave dhe aty u kalbshin. Kanë nisur hetimet për tu dhënë ‘të drejtën’ fajtorëve. Angazhimi i qeverisë për normalizimin e situatës është relativisht i mirë. Tani, ca qytetarë të Vorës dhe zonës përreth po kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit. Çfarë do të sillte kjo? Kjo është vetëm një mjet për të marrë pushtetin nga ana e opozitës dhe po t’i hetosh organizatorët e atyre protestave vështirë të mos dalin pinjollë partiakë. Për më tepër, gjithë protesta e tyre është një hipokrizi, pas faktit që kanë qenë në dijeni të rrezikut dhe nuk kanë bërë zë. Në rastin e Vlorës gjerat duken sheshit. Po të ndodhë fatkeqësi qytetarët e Vlorës, jo që kanë të drejtë morale që të kërkojnë dorëheqjen e pushtetarëve, por kanë edhe të drejtë të kërkojnë të rrasen pas hekurave me President, me Kryeministër, me Ministër Mjedisi e më gjerë.

Pas gjithë këtyre që thamë, mirë është që të gjithë pushtetarët tanë të nderuar deri në detaj, t’i thërrasin mendjes, të marrin mësim nga tragjedia e Gërdecit dhe të parandalojnë një tragjedi më të madhe se ajo në mes të një qyteti nga më të mëdhenjtë në Shqipëri.

3 Comments

ermes 19 Mars, 2008 Reply

Me pelqeu krahasimi me Vloren dhe situaten e saj. Gjithashtu jam shume dakort me idene se njerezit duhet te sensibilizohen dhe sensibilizojne me pare situatave tragjike, por duhet patur parasysh gjendja ekonomike teper e mjeruar e atyre banoreve te cilet kane qene te detyruar te punojne per te nxjerre buken e gojes. kushtet ekonomike i detyrojne njerezit e thjeshte te mbyllin gojen dhe te pranojne heshturazi, por me dhimbje ne zemer qe femijet e tyre te punojne, edhe ne vende si atje, ne Gerdec. prandaj nuk me duket aspak me vend komenti i artikullit se njerzit nuk kane te drejte te kerkojne doreheqjen e qeverrise. Ne fakt ky eshte nje akt qytetar ne nje vend demokratik. Per tu bere me te vertete nje shtet i tille ne kemi te drejte te protestojme pavaresisht se kush organizon protestat ( edhe sikur te jete opozita, ne fakt ky eshte roli i saj) dhe qeverria ka vetem detyrimin te marre persiper pergjegjesite e saj, si per veprimet e mira dhe arritjet ( siç ndodh rendom me plitikanet tane me “Arritjet” e tyre), por sidomos per mosarritjet dhe kjo qe ndodhi nuk besoj se mund te quhet e tille prej ndonjerit.
shpresoj te mos kem lodhur njeri mekete koment te gjate.

Banago 19 Mars, 2008 Reply

kushtet ekonomike i detyrojne njerezit e thjeshte te mbyllin gojen dhe te pranojne heshturazi, por me dhimbje ne zemer qe femijet e tyre te punojne, edhe ne vende si atje, ne Gerdec.

Në fakt e kam pasur më shumë me biznesmenet dhe të tjerë që nuk kanë përfituar drejtëpërdrejtë si shumë të varfër që janë punësuar familjarisht aty. Këta duhet të ishin ndiera pak besoj.

keli 21 Mars, 2008 Reply

persh.o vlla per sa i perket ceshtjes qe keni ngritur me duket me vend,por me ke ke te besh pra?a marin vesh keto qeveritaret tone? duhet me u derdh gjaku i shqiptareve e pastaj te ngrihet zeri.po nejse se nuk po zgjatem.Zoti ju ndihmofte ne punen tuaj dhe Zoti i drejtofte shqiptaren nga punet e mbara.[se kane mare ters,vret vllai-vllain,kap baba gocen etj]

Lini një Përgjigje te Banago Anuloje përgjigjen