Banago is Back

Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t'i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i…

Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t’i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i freskët (jo i ri plak). Ndoshta ky është një justifikim (mungesa e frymëzimit) si shumë të tjerë  që më bredhin lartë e poshtë në neuronet e trurit, por dizajni i ri më jep shumë kënaqësi kur e shikoj dhe kjo shpresoj të konvertohet në dëshirë për të shkruar.

Një gjë tjetër që dua të ndajë me ju në këtë postim të shkurtër është fakti që kam zbuluar edhe një pasion të ri, fotografinë. Herë pas herë do përqipem të postoj foto që më kanë lënë shumë mbresa apo që flasin vet dhe nuk kanë nevoj të shoqërohen me shumë fjalë.

Kaq ishte e gjitha. Do të dëshiroja shumë të më linit një mesazh mirëseardhje tek komentet. Flaminderit!

15 Comments

Kolektivi 7 Prill, 2009 Reply

Suksese ne blog.
Ajo qe me pelqen me shume ne pamjen e re eshte fonti dhe madhesia e tij.

Shume i qarte dhe i thjeshte ne funksionim.

PS: Fotot do i nxjerresh ne Flickr apo ne nje galeri personale te vecante?

Banago 7 Prill, 2009 Reply

Ardito, e bëre sfete? Rrofsh! Më duhet fjalë të mira tani në fillim. 🙂 Fotot do i postoj këtu në blog, nuk më pëlqen Flickr. Të mira!

eni 7 Prill, 2009 Reply

mireseerdhe Banago

suksese dhe ne fotografi;)na trego nai foto se shpejti;)

Banago 7 Prill, 2009 Reply

Faleminderit Eni. Shpresoj të sjell ndonjë foto të mirë së shpejti.

drama periodike 7 Prill, 2009 Reply

urime mireseardhe

Banago 7 Prill, 2009 Reply

Faleminderit! Mirë se ju gjej.

Manjola 7 Prill, 2009 Reply

“blugu” i parë i lezetshëm ishte Banago. 🙂

Banago 7 Prill, 2009 Reply

Po, edhe blogu i parë i lexeçëm ishte, por nuk më frymëzonte më, më la 1 vit pa shkurar. Të shohim me këtë.

an alphabet reader 7 Prill, 2009 Reply

“Duke qenë se blugu i mëparshëm”

Kujtova se kishe harruar të bëje gabime drejtshkrimore. Nejse. Mirë se na gjete dhe erdhe njëkohësisht.

Banago 7 Prill, 2009 Reply

Na ka lodhur jeta, nuk na ikin sytë shtrëmbër, mirë gishtat që kanë ikur me kohë 🙂 Faleminderit për komentin.

B.Selmani 7 Prill, 2009 Reply

Hajt me kembe te mbare, insha-Allah nuk harxhon shume $$ per bateri te kameres 🙂

Banago 7 Prill, 2009 Reply

Faleminderit mik! Nuk do shkrep shumë foto, do bëhet kursimtar 🙂

Driti 8 Prill, 2009 Reply

Banago faleminderit qe e hape perseri Blogun. I kishim te nevojshme shkrimet e tua. Te uroj suksese dhe te pershendes.

Respekte!

Banago 8 Prill, 2009 Reply

Faleminderit Driti! Ke qenë gjithmonë një ndihmë e mirë për mua.

Eri B. 8 Prill, 2009 Reply

Inshallah të vjen frymëzimi kësaj here. Do Zoti gjen dhe kohë të merresh, se jemi bërë punë punë natë e ditë… 🙂 , po shyqyr që po shohim dhe pakëz dritë thuaj. 😛

Lini një Përgjigje te Kolektivi Anuloje përgjigjen