Përgjithësisht nuk më ka ardhur ndonjëhërë keq apo turp për origjinën timë nga fshati, jo origjinën e prindërve, por faktin që aty kam lindur dhe po aty kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë time. Shpesh e kam parë si avantazh në aspekte të ndyshme dhe ashtu ka qenë me të vertëtë. Më ka ndihmuar të njoh më mirë filozofinë popullore dhe mënyrën se si nga përvoja të ndryshme vilen ato që quhen fjalë të urta dhe përdoren pastaj nga mijra njerëz. Po ashtu më ka ndihmuar të kuptoj më mirë fshatarët e tjerë, njerzit e tjerë në përgjithësi që shikohen si të dorës së dytë dhe me ka mësuar të jem gjithmonë në garë për të qenë më i miri.
Megjithtë ka pasur edhe disa raste kur e kam urryer që kam qenë nga fshati për arsye të përjetimit të përvojave të ndryshme. Këto janë pak dhe unë mundem të risjell në kujtësë vetëm dy prej tyre, mësimet e të cilave vazhdoj t’i shijoj edhe sot.
Janë të dyja nga koha e shkollës së mesme. Merreni me mend, shkollë qyteti – unë nisur nga një nga fshatrat më të thellë të Vlorës për të studjuar në pedagogjiken e Gjirokastrës, të famshmen ‘Pandeli Sotiri’ bashkë me shokun tim të ngushtë Makun. Nga shkolla e fshatit dolëm si nxënësit më të mirë të 10-vjeçrit të demokracisë – unë, Maksi dhe dy nga shoqet tona të klasës. Unë dhe Maku përfunduam në të njëjtën shkollë të mesme. Viti i parë ishtë mavri me bojë, rënie drastike në mësime, konvikt me tipare xhungle për disa fëmijë 14-15 vjeçar si ne dhe pavarësi totale nga familja.
Viti i parë iku si iku dhe përfunduam në vit të dytë. Në vitë të dytë ndodhi njëra nga eksperiencat e hidhara që ju fola pak më parë, makth në mes të ditës. Ishte koha kur une e kisha marrë veten. Kisha filluar t’i mbaja flokët me xhel, të ngritura lartë dhe të rregulluara spic. Kisha filluar të kombinoja xhiset me kepucët dhe me bluzën edhe pse nuk kisha shumë dorë të lirë në këtë aspekt. Kisha filluar edhe të mendoja se si ta bëja me dije shoqen time të klasës që unë e pëlqeja etj., etj. Pikërisht në mes të ketij vrulli adoleshentesk m’u desh të përballesha me një nga shpullat më të rënda që kam grënë.
Ishte ora e gjuhës shqipe me presore Elsën, Elsa Xhixho quhej. Një grua që ishte gati të dilte në pension, por që për inerci rinore vazhdonte të ishte bjonde, të bënte goxha tulatet, të vishej me funde të ngushta dhe të na tregonte se si nuk e pyeste fare burrin. Ishte grua e pavaruar dhe mësuese që të kallte datën.
Ishim në mësimin e Pjesoreve të foljes. Presore Elsa po na shpjegonte me disa shembuj – të cilët ja merrnin studentët nga goja, ndër ta edhe une – se si bënin foljet në pjesoren e tyre në përgjihtësi. Sa për ilustrim po them, pofesorja thoshte ‘jetoj’, ne bashke me të thoshim ‘jetuar’; profesorja thoshte ‘punoj’ ne bashkë më të thoshim ‘punuar’ derisa arritem tek folja ‘dal’. Unë, që isha dehuar nga kënaqësia që po i thosha mirë, si për inerci thash ‘dalur’. Kur më vjen pa përtuar një e pështyrë retorike mu në surrat që më balsamosi edhe vetullat dhe ma leu surratin me bojë të kuqe turpi. “‘Dalur’ thoni ju nga fshati, se ne nga qyteti themi ‘dalë’”. Nuk e desha më veten. Tani nuk mund ta imagjinoj dot as unë se sa turp më ka ardhur. Megjithatë më shërbeu, më shtyu në një farë mënyre të studjoja më shumë gjuhë shqipe, edhe pse mua më ka pëlqyer gjithmonë shqipja dhe kam qënë gjithmonë relativisht mirë në atë lëndë.
Përvoja e dytë e hidhur ndodhi në vit të katërt. Kishte ditëlindjen Armandi dhe e festoi në një bar në qytet. Armandi ishte nga Kalivaçi, llafazan nga të rrallët dhe gënjente nga pak për hobi, por, duke qënë në një konvikt na u hëgër ca muhabeti. E kishim shok dhe duhet t’i bënim një dhurat. Xhepëshpuar, unë Maksi dhe Besniku vendosëm t’i bënim një dhuartë të përbashkët. Pasi u menduam e u thelluam, vendosëm, do i blinim një parfum. E bleme aq sa na i mbantë xhepi, nuk ishte i shtrenjtë, por as i lirë; ishtë një çmim i mirë që ne – si kovkitorë që ishim – mund ta përballanonim. Shkuam, u ulëm, pimë ç’kishim për të pirë dhe këshu kaluam kohën dërsa erdhi çasti i dhënies së dhuratave. Ja dhamë më në fund dhuratën, e mori dhe në zhurmë e në të qeshura na tha se parfumet i bënin alergji, fatëkeqsisht edhe ky joni. Megjithatë e mori me kënaqësi dhe mirësjellje dhe na falënderoi. Oh, sa keq që jam ndjer, sikur nuk kishim çuar dhuratë fare. Pastaj një shok i klasës së Armandit – nga qyteti ky – i kishtë bërë dhuratë një libër dhe, kur ia dha, gëzimi i Armanit ishte aq i madh sa që lexohej si në fytyrën e tij aq edhe kuptohej nga fjalët që i tha aty për aty. Aty mu shtua më shumë marazi. Duke qenë se ai që i dhuroi një libër – gjë që une e çmova shumë – ishte nga qyteti, ia hodha fajin të qenit tim nga fshati që nuk më shkoi mendja t’i dhuroja dhe unë një libër, ishte gjithmonë më i lirë se parfumi ynë. Megjithatë edhe këtë të metë e rekuperova; tani kur behet fjalë për dhuratë unë nuk mendoj gjë tjëtër veç librit. Nuk po zgjatem përse sepse mendoj se të gjithë ndani të njëjtin mendim me mua për këtë dhe i kini të qarta arsyet pse një libër është dhurata më e mirë.
Këto ishin rastet kur unë jam ndjer keq që kam qënë nga fshati, dy çaste të shkurtra prej të cilave nxora mësime. Pjesa tjetër është ndryshe, nuk jam ndier asnjëherë inferior – po flas për në shkollë të mesme ku këto dallime ishin demostrative – për faktin që vija nga fshati, edhe pse shokët tanë të klasës dhe të tjerë nga qyteti ndiheshin superiorë, por që në fakt nuk ishin.
6 Comments
Kur e lexova kete artikull ngela e habitur me keto koment; “Elsa Xhixho quhej. Një grua që ishte gati të dilte në pension, por që për inerci rinore vazhdonte të ishte bjonde, të bënte goxha tulatet, të vishej me funde të ngushta dhe të na tregonte se si nuk e pyeste fare burrin. Ishte grua e pavaruar dhe mësuese që të kallte daten”.
Mendoj se te gjitha vajzat qe e njohin Elsen deshironin qe kur te vinin ne moshen e saj te visheshin, lyheshin dhe dukeshin ne ate kategori si ajo.Te gjitha grate qe punojne jane te pavarura dhe nuk e besoj qe nje grua qe mban veten do te tregojë qe nuk e pyet burrin.
Milly, jam shumë dakord me pjesën e parë që shumica e femrave që e njohin (ndoshta të gjitha) do të donin të ishin si Elsa kur të shkonin në moshën e saj.
Por, unë nuk e thash nga vetja që ajo nuk e pyste burrin. Këtë no i thoshte vet me gojën e saj duke na tregur histori të ndryshme për këtë.
Cheers!
Perseri nuk jam dakort, dhe kete e them nga pervoja ime se nuk e besoj qe ajo tregonte histori nga familja dhe nga jeta personale ne klase.
Nese ti nuk me beson eshte tjeter gje.
“Pjesa tjetër është ndryshe, nuk jam ndier asnjëherë inferior – po flas për në shkollë të mesme ku këto dallime ishin demostrative – për faktin që vija nga fshati, edhe pse shokët tanë të klasës dhe të tjerë nga qyteti ndiheshin superiorë, por që në fakt nuk ishin.”
gjithnje, ajo eshte periudha me problematike per provincialet. une e quaj veten provincial(jam i tille), pak rendesi ka se me cngjyrime perdoret zakonisht termi.
personalisht, me ka ndihmuar shume ajo ndjenja e inferioritetit qe te fusin qytetaret apo ata qe e mendojne veten me te mire se tjetri, sepse ne kete menyre nxitesha me shume per te arritur me shume se ata, dhe natyrisht per te mos u bere si ata.
“Tereno” (komenti landit)