Retrospektivë Universitare

Ca kujtime të nxitura nga disa foto që pash nga ish-universiteti im.

Një shoku im më solli ndërmend vitet e universitetit duke më treguar ca foto të marra aty-këtu në ambjentet e universitetit dhe unë nuk munda të mos i ndaj me ju fotot dhe aty që ndjeva kur i pashë edhe për faktin që kam munguar pak në blogsferë. Njërën prej tyre e vendosur si baner për blogun tim; mendoj se do e lë për ca kohë, më pëlqen shumë. Megjithatë, vazhdojmë më poshtë.

dsc02646.JPG

Fotoja që po shikoni më lartë është marrë na verandën e barit të universitetit (ambjenti brenda ishte një zgëqe), të atij që është brenda e kam fjalën, se ata që janë jashtë duan një ditë të tërë behari t’i numërosh. Ky ambjent më ka pëlqyer shumë, ishte goxha i qetë kur nuk i tekej kamarierit ta nginte muzikën në majë dhe nuk frekuhentohej nga studentë mondanë, të cilët nuk i shikoja dot.

Një gjë që mbaj mend ishte që i bënte sanduiçët shumë të mirë; seç kishin një shije ndryshe nga normalët. Kafja nuk ishte keq, por kishte edhe me mirë. Ishte edhe praktik, aty merrje gjithmonë kafe dhe ujë çdoherë që benim provim, duke qenë se provimet i bënim në sallën ngjitur, që është salla më e madhe në ambjentet akuale të universitetit të Vlorës. Kafja më shërbente duke me stimuluar pak trurin, kurse uji, përveç për të shoqëruar kafen shërbente edhe për të ruajtur qetësinë në mes të studentëve që kopjonin dhunshëm, duke qënë se kjo gjë mua më asfiksonte fare. Biles, dështimin tim në një nga provimet e Teorisë së Përkthimit. Nejse!

dsc02649.JPG

Në këtë bar kam shënuar edhe disa ‘arritje’ gjatë jetës time akademike. Aty kam pirë kafe me rektorin e atëherëshëm të universitetit dhe me nja dy pedagogë të tjerë që nuk më jepnin mësim, por vlersonin aktivitetin tim jashtë-kurrikular të jetës akademike. Këta ishin përgjithësisht dorë e vjetër, e njihinin ballin e kazanit nga rakia e shqerit, pranaj herë pas here ankesat e mija për mitëmarrje në universitet dhe keqsjellje të pedagogëve e të tjera si këto, i kalonin poshtë me ndonjë teke, duke më dhënë të drejtë në parim, duke qenë se vetëm në parim flisnim sepse nuk kam përmendur ndonjëherë emra gjatë bisedave për të shmagur sipunllëkun, silësi që e urrej. Ndoshta kjo ishte një nga shkaqet që ligji kundër shitjeve të pijve alkolike në ambjentet e universitetit nuk i zbatua ndonjëherë në barin e voçkël të universitietit tonë.

dsc02692.JPG

Kurse kjo që po shikoni më lartë është një dedikim që i bën studenteja A.B. studentit (ndoshta B. C.) tinzar që ka shkelur mbi pafajsinë e saj (ose idiotsinë) e shprehur me një italishte të çalë që të bën të të dalë natyrshëm lutja “Inshallah nuk studion për italisht!”

Kaq kisha kësaj herë. Ju lutem të më falni për ndonjë gabim drejtëshkrimor sepse ky artikull nuk kam marrë asnjë lexim redaktues. Kalofshi mirë!

18 Comments

Një mikja juaj që ju do të mirën :) 3 Maj, 2008 Reply

Amiko mio 😉 , aman do vemi iher për të ngrënë sanduiç atje, se vduuqa. 😛 E zezaa, sa m’ka marrë malli për kët barin… Ohoo! 😉 (edhe pse të hyja te ajo zgëqja e kisha shumë bezdi)

Admirim 4 Maj, 2008 Reply

shume i mire duket bari 🙂

Alban Nelaj 4 Maj, 2008 Reply

Hehe…Baki me kenaqe me kete 🙂 te fala.

Banago 4 Maj, 2008 Reply

O mike, ti e di që unë nuk dua të shkel më aty; rri nashi 🙂

– – – – –
Admirim, flm për komentin. Bari i mirë ishte, bereqaves. 🙂

– – – – –
O Ban, he mer? Si ke qenë? Kemi pirë edhe bashkë kafe tek ai bari aty më duket. Harrova ta shënoj tek arritjet e vërteta. Të fala edhe ti andej!

Msusi i Anglishtes 6 Maj, 2008 Reply

Ma bej nje kafe dhe nje sanduic… dhe nje gote qumesht.

Msusi i Anglishtes 6 Maj, 2008 Reply

… ja dhe Doshja me teta Frosen po dallaverosin te ajo tavolina ne mes.

Banago 7 Maj, 2008 Reply

Po ti cili mësus je mor i uruar, se na i nxore të gjitha zbuluar? 🙂

Msusi i Anglishtes 7 Maj, 2008 Reply

Shshshs… mos i thuaj njeriu qe jam une.

Banago 7 Maj, 2008 Reply

Rri i qete, vetem rektorit te ri do i them 🙂

tetena 8 Maj, 2008 Reply

fotografia e blogut shume e kendshme dhe fotografite e artikullit ilustrojne mire tekstin tend nostalgjik mendoj.

Banago 8 Maj, 2008 Reply

Faleminderit Tetena, mirëardhsh!

eni 30 Maj, 2008 Reply

edhe mua me pelqeu shume fotoja e blogut Banago!
edhe pershkrimi yt ketu qe shume interesant.pershendetje mik!

Banago 4 Qershor, 2008 Reply

Pershëndetje Eni. Faleminderit per fjalët e mira. Mirë ardhsh!

ai shoku 18 Qershor, 2008 Reply

kam te tjera plako. keto jane akoma me perle. do te ti dergoj.

BANAGO 10 Gusht, 2008 Reply

Po hë de, m’i dërgo se më plase 🙂

shendeti 10 Nëntor, 2009 Reply

Hajde te mesuar hajde

salute 9 Dhjetor, 2010 Reply

Ca thote rektori ri?

Banago 10 Dhjetor, 2010 Reply

Di gjë unë – kam tre vjet që e kam baruar shkollën 🙂

Lini një Përgjigje te Banago Anuloje përgjigjen