Rastësisht kisha vendosur si moto frazën “Kokteij: Dhallë me ujë pusi, tunde para përdorimit”, kur një nga kontaktet e mija nga Kosova më thotë papritur, “Shiko varfërinë e gjuhës angleze: dhallë = Albanian diluted yoghurt beverage :)”
Unë s’e mbajta dot të qeshurin, u shkriva. E pyeta “Te cili fjalor e pe?” Me dha lidhjen e faqes së faqes http://www.argjiro.net/fjalor/ dhe me sqaroi, “A e di pse e shikova? Se nuk mw kujtohej si i themi ne kosovaret dhallës dhe, besa, edhe nuk kisha shume ide rreth saj.”
Ia kthej unë, “E meriton një artikull” dhe ja ku jam duke e shkruar. Pastaj, duke menduar qe nuk e kishte marrë vesh akoma se çfarë ishte dhalla vazhdova, “Tani e ke parasysh? Është kos i holluar ose i rrahur ne dybek”
Ai me thotë “Po, po, e kam parasysh, por nuk e di si i themi ne sidoqoftë e di se e përdorim një term turk.”
I habitur e pyes prapë, “Nuk i thoni dhallë ju? Si është (termi turk)?
Më thotë: “Jo! Termi turk? Ose ajran ose tarator, nuk jam i sigurt”
Ia kthej: Tarator është kos i holluar me copa të vogla sallatori, ndoshta ajo e para (fjala)”
Dhe erdhi përgjigja përfundimtare, “ajran është definitivisht; ja argumenti (një foto dhalle turke nga Wikipedia)
Pastaj unë e mbylla, “Po, po, mu mbush mendja top që të shkruaj diçka rreth kësaj”
Kaq ishte biseda. Ajo që më bërë fillimisht që të shkruaja është shprehja hokatare rreth “varfërisë” së anglishtes kundrejt shqipes. Tani, të themi të drejtën, anglishtja është pak e varfër si gjuhë. Ky është një argument tjetër për rëndësinë e njohjes së kulturës së gjuhës nga përkthehet. Anglezët duhet ta huazojnë dhallën si term, por edhe si pije. Nuk ia vlen të humbasësh një pije të tillë e sidomos kokteijn më ujë pusi të tillë.