Kallëzimin Penal Kundër Kryerabinit të Shqipërisë

baki goxhaj yoel kaplan

Para dy ditësh dorëzova në SPAK kallëzimin penal kundër kryerabinit të Shqipërisë, z. Yoel Kaplan.

Kjo vjen pas një punë disa mujore të juristëve të organizatës britanike International Centre of Justice for Palestinians, në bashkëpunim me një grup juristësh vendas.

Siç dihet, z. Kaplan ka marrë pjesë fizikisht në Genocidin e Gazës, ka bërë propagandë publike pro genocidit dhe, sipas raportimeve në media, ka rekrutuar shtetas shqiptarë për të luftuar si pjesë e forcave pushtuese izraelite në Gaza.

Z. Kaplan është kallëzuar për një sërë akuzash të listuara më poshtë:

  1. “Gjenocid” parashikuar nga neni 73 i Kodit Penal;
  2. “Krime Kundër Njerëzimit” parashikuar nga neni 74 i Kodit Penal;
  3. “Krime Lufte” parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal;
  4. “Nxitje, thirrje publike dhe propagande për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” parashikuar nga neni 232/a, i Kodit Penal;
  5. “Organizim për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj” parashikuar nga neni 265/b, i Kodit Penal;
  6. “Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj” parashikuar nga neni 265/c, i Kodit Penal.

Si përfaqësues i ICJP-së për këtë çështje në Shqipëri, kërkoj nga drejtësia shqiptare ta trajtojnë çështjen me seriozitetin që meriton dhe të mos intimidohen nga presionet që mund të vijnë nga ushtarët e zionizmit, qofshin ata vendas apo të huaj.

image
Screenshot nga dokumenti zyrtar i kallëzimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *