Retrospektivë Universitare

Një shoku im më solli ndërmend vitet e universitetit duke më treguar ca foto të marra aty-këtu në ambjentet e universitetit dhe unë nuk munda të mos i ndaj me ju fotot dhe aty që ndjeva kur i pashë edhe për faktin që kam munguar pak në blogsferë. Njërën prej tyre e vendosur si baner për blogun tim; mendoj se do e lë për ca kohë, më pëlqen shumë. Megjithatë, vazhdojmë më poshtë.

dsc02646.JPG

Fotoja që po shikoni më lartë është marrë na verandën e barit të universitetit (ambjenti brenda ishte një zgëqe), të atij që është brenda e kam fjalën, se ata që janë jashtë duan një ditë të tërë behari t’i numërosh. Ky ambjent më ka pëlqyer shumë, ishte goxha i qetë kur nuk i tekej kamarierit ta nginte muzikën në majë dhe nuk frekuhentohej nga studentë mondanë, të cilët nuk i shikoja dot.

Një gjë që mbaj mend ishte që i bënte sanduiçët shumë të mirë; seç kishin një shije ndryshe nga normalët. Kafja nuk ishte keq, por kishte edhe me mirë. Ishte edhe praktik, aty merrje gjithmonë kafe dhe ujë çdoherë që benim provim, duke qenë se provimet i bënim në sallën ngjitur, që është salla më e madhe në ambjentet akuale të universitetit të Vlorës. Kafja më shërbente duke me stimuluar pak trurin, kurse uji, përveç për të shoqëruar kafen shërbente edhe për të ruajtur qetësinë në mes të studentëve që kopjonin dhunshëm, duke qënë se kjo gjë mua më asfiksonte fare. Biles, dështimin tim në një nga provimet e Teorisë së Përkthimit. Nejse!

dsc02649.JPG

Në këtë bar kam shënuar edhe disa ‘arritje’ gjatë jetës time akademike. Aty kam pirë kafe me rektorin e atëherëshëm të universitetit dhe me nja dy pedagogë të tjerë që nuk më jepnin mësim, por vlersonin aktivitetin tim jashtë-kurrikular të jetës akademike. Këta ishin përgjithësisht dorë e vjetër, e njihinin ballin e kazanit nga rakia e shqerit, pranaj herë pas here ankesat e mija për mitëmarrje në universitet dhe keqsjellje të pedagogëve e të tjera si këto, i kalonin poshtë me ndonjë teke, duke më dhënë të drejtë në parim, duke qenë se vetëm në parim flisnim sepse nuk kam përmendur ndonjëherë emra gjatë bisedave për të shmagur sipunllëkun, silësi që e urrej. Ndoshta kjo ishte një nga shkaqet që ligji kundër shitjeve të pijve alkolike në ambjentet e universitetit nuk i zbatua ndonjëherë në barin e voçkël të universitietit tonë.

dsc02692.JPG

Kurse kjo që po shikoni më lartë është një dedikim që i bën studenteja A.B. studentit (ndoshta B. C.) tinzar që ka shkelur mbi pafajsinë e saj (ose idiotsinë) e shprehur me një italishte të çalë që të bën të të dalë natyrshëm lutja “Inshallah nuk studion për italisht!”

Kaq kisha kësaj herë. Ju lutem të më falni për ndonjë gabim drejtëshkrimor sepse ky artikull nuk kam marrë asnjë lexim redaktues. Kalofshi mirë!

18 përgjigje

  1. Amiko mio 😉 , aman do vemi iher për të ngrënë sanduiç atje, se vduuqa. 😛 E zezaa, sa m’ka marrë malli për kët barin… Ohoo! 😉 (edhe pse të hyja te ajo zgëqja e kisha shumë bezdi)

  2. shume i mire duket bari 🙂

  3. Avatar Alban Nelaj
    Alban Nelaj

    Hehe…Baki me kenaqe me kete 🙂 te fala.

  4. O mike, ti e di që unë nuk dua të shkel më aty; rri nashi 🙂

    – – – – –
    Admirim, flm për komentin. Bari i mirë ishte, bereqaves. 🙂

    – – – – –
    O Ban, he mer? Si ke qenë? Kemi pirë edhe bashkë kafe tek ai bari aty më duket. Harrova ta shënoj tek arritjet e vërteta. Të fala edhe ti andej!

  5. Avatar Msusi i Anglishtes
    Msusi i Anglishtes

    Ma bej nje kafe dhe nje sanduic… dhe nje gote qumesht.

  6. Avatar Msusi i Anglishtes
    Msusi i Anglishtes

    … ja dhe Doshja me teta Frosen po dallaverosin te ajo tavolina ne mes.

  7. Po ti cili mësus je mor i uruar, se na i nxore të gjitha zbuluar? 🙂

  8. Avatar Msusi i Anglishtes
    Msusi i Anglishtes

    Shshshs… mos i thuaj njeriu qe jam une.

  9. Rri i qete, vetem rektorit te ri do i them 🙂

  10. fotografia e blogut shume e kendshme dhe fotografite e artikullit ilustrojne mire tekstin tend nostalgjik mendoj.

  11. Faleminderit Tetena, mirëardhsh!

  12. edhe mua me pelqeu shume fotoja e blogut Banago!
    edhe pershkrimi yt ketu qe shume interesant.pershendetje mik!

  13. Pershëndetje Eni. Faleminderit per fjalët e mira. Mirë ardhsh!

  14. Avatar ai shoku

    kam te tjera plako. keto jane akoma me perle. do te ti dergoj.

  15. Po hë de, m’i dërgo se më plase 🙂

  16. Hajde te mesuar hajde

  17. Ca thote rektori ri?

    1. Di gjë unë – kam tre vjet që e kam baruar shkollën 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *