prej 2006

Kategori: Letërsi

Gjak Fshatari

Vajta edhe unë të dhuroj gjak. Erdhi një nga ato të veshura me të bardhë dhe më mori pak për ta analizuar. U kthe pas pak minutash dhe më tha, “Ti çuni nuk ke gjak të përshtatshëm për të dhuruar; ke gjak fshatari.”

Ali Asllani mes frymes poetike lindore dhe perëndimore

1. Poeti i Dyanshëm

Ali Asllani, ky poet i dyanshëm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e këqyrur atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin.

Powered by WordPress & Theme by Anders Norén