Gjatë orëve të lëndëve të përkthimit, në klasën time ndodh shpesh një fenomen që demonstron varfëri. Dalin disa studentë dhe kundërshtojnë përkthimin e disa të tjerëve me argumentin se në të janë përdorur “fjalë të huazuara”. Fjala bie, nuk duhet të përdoret fjala “eksperiencë” sepse ajo është një fjalë e huazuar dhe se duhet të përdoret fjala “përvojë” në vend të saj; një shembull i rëndomtë. Kjo tregon se ekziston një boshllëk në ndërgjegjen gjuhësore të studentëve; një ngërç që pengon. Ngatërrohet fjala huazim me fjalën barbarizëm. Çfarë mbetet të ndodhe pastaj për rregullat e huazimit, kur çdo fjalë e huaj refuzohet me përbuzje? Le pastaj që kjo ndodh vetëm në klasë, në orën e përkthimit.