Standardet Intelektuale Universale

Standardet Intelektuale Universale janë standarde të cilat duhen zbatohuar në të menduar sa herë që jemi të interesuar të kontrollojmë cilësinë e arsyetimit tonë rreth një problemi, çështjeje apo situate. Që të mendosh kritikisht duhet t’i zotërosh këto standarde. Për të ndihmuar studentët t’i mësojnë ato, mësuesit duhet të ngrenë pyetje të cilat kontrollojnë të…

Standardet Intelektuale Universale janë standarde të cilat duhen zbatohuar në të menduar sa herë që jemi të interesuar të kontrollojmë cilësinë e arsyetimit tonë rreth një problemi, çështjeje apo situate. Që të mendosh kritikisht duhet t’i zotërosh këto standarde. Për të ndihmuar studentët t’i mësojnë ato, mësuesit duhet të ngrenë pyetje të cilat kontrollojnë të menduarit e studentit; pyetje të cilat i bëjnë studentët përgjegjës për të menduarit e tyre; pyetje të cilat, nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të mësuesit në klasë, përthithen nga studentët si pyetje që ata duhet t’ia bëjnë vetes.

Qëllimi përfundimtar është që këto pyetje të nguliten në të menduarit e studentëve, pjesë përbërëse e zërit të tyre të brendshëm, që pastaj i udhëheq ata për një arsyetim gjithmonë e më të mirë. Ndërkohë që ekzistojnë një numër më i madh standardesh universale, të mëposhtmet janë më tipiket.

1. QARTËSIA: Mund ta zhvillosh pak më shumë atë pikë? Mund ta shprehësh atë pikë në një mënyre tjetër? Mund të ma ilustrosh? Mund të më japësh një shembull? Qartësia është standardi kyç. Nëse një pohim është i paqartë, ne nuk mund të përcaktojmë nëse është i saktë apo i lidhur me temën. Në fakt, nuk mund të themi asgjë rreth tij se nuk e dimë se çfarë do të thotë. Për shembull, pyetja “Çfarë mund të bëhet për sistemin arsimorë në Amerikë?” është e paqartë. Që ta bëjmë pyetjen siç duhet, ne do të na duhej të dinim se çfarë mendon personi që na bën pyetjen se është “problemi”. Një pyetje e qartë do të ishte “Çfarë mund të bëjnë mësuesit për të garantuar që studentët të mësojnë teknikat dhe aftësitë që do t’i ndihmonin ata t’ia dalin mbanë me sukses në punë dhe vendimmarrjen e tyre të përditshme?”.

2. SAKTËSIA: A është e vërtet? Si mund ta verifikojmë? Si mund ta mësojmë a është e vërtetë? Një pohim mund të jetë i qartë por jo i saktë, si tek “Shumica e qenve peshojnë mbi 15 kilogramë.”

3. PËRPIKËRIA: Mund të japësh më shumë detaje? Mund të jesh më specifik? Një pohim mund të jetë edhe i qartë edhe i saktë, si tek “Xheku është mbi peshë.” (Nuk dimë se sa mbi peshë është Xheku, 1 kilogramë apo 200 kilogramë)

4. LIDHJA: Si lidhet kjo me temën? Ç’ka të bëjë kjo më çështjen? Një pohim mund të jetë i qartë, i saktë dhe i përpiktë, por i palidhur me çështjen në fjalë. Për shembull, studentët shpesh mendojnë se sasia e mundit që ata harxhojnë në një lëndë duhet të hyjë në punë në ngritjen e notës në atë lëndë. Megjithatë, shpesh “mundi” nuk mat cilësinë e të mësuarit të studentit; dhe kur është kështu, mundi është i palidhur me notën e tij të duhur.

5. THELLËSIA: Si e përmbush përgjigjja jote kompleksitetin e çështjes? Si po i merrni në konsideratë problemet e çështjes? A do të thotë kjo të merresh me faktorët më domethënës? Një pohim mund të jetë i qartë, i saktë, i përpiktë, i lidhur me temën, por sipërfaqësor (që do të thotë, i mungon thellësia). Për shembull, fjalia, “Thjesht thuaj Jo!” që përdoret shpesh për të nxitur fëmijët dhe adoleshentët për të mos përdorur drogë është e qartë, e saktë, e përpiktë, dhe e lidhur me temën. Prapëseprapë, i mungon thellësia sepse trajton një çështje jashtëzakonisht të komplikuar, problemin depërtues të drogës mes të rinjve, sipërfaqësisht. Këtu dështon të përballesh me kompleksitetin e çështjes.

6. GJERËSIA: Na duhet gjë të marrim në konsideratë një qasje tjetër? A ka ndonjë mënyre tjetër për ta parë këtë çështje? Si do të dukej kjo nga këndvështrimi konservator? Si do të dukej kjo nga këndvështrimi … ? Një linjë arsyetimi mund të jetë e qartë, e saktë, e përpiktë, e lidhur me temën dhe e thellë, por i mungon gjerësia (si në një argument nga këndvështrimi konservator apo liberal që i shkon thellë çështjes, por që njeh vetëm një anë trajtimi të çështjes.)

7. LOGJIKA: A ka kuptim gjithë kjo? A rrjedh kjo nga ajo që thatë? Si kuptohet? Por më parë ju nënkuptuat këtë dhe tani po thoni ketë tjetrën; si mund të jenë të dyja të vërteta? Kur ne mendojmë ne bëjmë bashkë një mori mendimesh në një rend të caktuar. Kur mendimet janë reciprokisht mbështetëse dhUncategorizede kanë kuptim në kombinim, të menduarit është “logjik.” Kur kombinimi nuk është reciprokisht mbështes, është kontradiktor në një farë mase ose nuk “ka kuptim,” kombinimi nuk është logjik.

Origjinalin e gjeni këtu: Criticalthinking.Org

One Comment

valmir 1 Korrik, 2009 Reply

Shkrim interesant, i mireorganizuar, shume informativ, me pelqen!
Ne pergjithesi keto “gure kilometrazhi” (mile stones) anashkalohen edhe nga njerez qe e kane per detyre te mos e bejne e jo me nga njerezia ne pergjithesi.
Nje poet ose filozof njehere shkruante ne ditarin e tij :
“Nen kete diell ka vend per te gjithe edhe pse gjindja pelqen te rrije nen hije”.
Pergezime per ditarin (blog-un).

Lini një Përgjigje