“Sot mbusha njëzet vjeç
edhe jeta më thërret”
* * *
Të ngrysur, të qeshur
Ngohtësisht të veshur
Qetësisht të shqetësuar
Pavetëdijshëm të harruar
Të rruar, lëmuar
Parfumosur, krekosur, cigarosur.
Të tjerë, të mjerë
Keqardhëshëm të lerë
Ngaherë
Vetgjykueshëm pa vlerë
Xhepave me duar
Shpatullat lëshuar
Me qese ngarkuar.
Të tjerë, të menduar
Habitshëm, kanë dëgjuar
Kronikën e zezë.
Rubrikën sportive
Dhe lajmet fiktive
I bisedojnë në kafene
Turpshëm me nge
Patupësisht pa u vënë re
Meshkuj të papunë
Këtë ditë të shtunë
Që fanatikisht gëzueshëm
Vazdojnë rutinën
Fundjavën duke injoruar
Ëmbëlsisht të praruar
Për punëtorët, aktorë
Të së përditëshmës,
Të fshehur brenda mureve
Zyrës, fabrikës, bodrumit
Ku punojnë dhe ëndërrojnë
Thekshëm të shijojnë
Fundjavën e panjohur
Nga të tjerë puntorë
Barkëmëdhenj, barkëboshë
Biznesmenë, hamallë
Ca kerkojnë më shumë para e mall
Ç’mbetet të mbajnë kofomën gjallë
Ca në takime të rëndësishme në zyra
Rrethuar nga kompjutera e makina llogaritëse,
Tronditëse lopata lemeritëse
E pabuksit që pret përjetë
Të vijë një mbret
Të marrë në punë këtë të shtunë
Pa punë e me pluhur që ngrihet
Epikisht shtatë pashë
Nga benzi i tipit të fundit
Që parakalon rëndëshëm
Para pabuksit utopikisht gojëlëngëshëm
Me targa perëndimore
Stampuar me vulën e mishit të njomë
Të femrave të Eurpës lindore
A Shqipërisë veriore a jugore
Brenda dy horra, morra
Që zinxhirët e artë
U feksin në kraharor
Dhe që ndalojnë gozhdë
Pak më poshtë
Para një adoleshenteje
A studenteje superseksi
Pjellë e demokracisë, anarkisë
Shoqërisë dhe shtëpisë nga ka dalë
E shtrenjtë, e paçmueshme
Për shtëpinë ku mund të shkojë
Të shijojë dhunshëm
Seksin e paguar mirë
Nga vampirë për vëmpirë
Dhe gjithçka
Vazhdueshëm rrjedh
Sipërfaqësisht paqueshëm
Si ujët e lumit që thellueshëm
Gërryen shtratin e shoqërisë shqiptare
Këtë të shtunë
3 Comments
Hahaha , shume e bukur kjo poezia 🙂
Faleminderit 🙂
Me pelqeu shume kjo poezi eshte shume mbrese lenese