Do nj’ çik?

Njëherë
Kur ishim të vegjël;
Kohë të bukura
Që mua s’ më kanë pëlqyer
Apo tani nuk më pëlqejnë,
Në fshatin tonë kishin ardhur çamcakëzët
Ishin më të mëdha se këto të sotmet
Apo gojët tona ishin të vogla.
Mbllaçiteshim derisa na dhembnin nofullat
Dhëmbët i nxirrnim nga shtrofullat
Bënim tullumbace që na plasnin në fytyrë
E shqisim që aty dhe e fusnim prapë në gojë
Të nxirë.
Të nxirë e fusnim edhe kur lodheshim
Dhe e mbanim pak në dorë
E bënim top, vezë dhe çdo formë tjetër
Fëmijëshëm të imagjinueshme
Pastaj e fusnim prapë në gojë
Por gjithmonë ishim bujar
Kur na thoshin “mën nj’ çik”
Ne nuk e kursenim, e ndanim prenë tonë bashkë
Madje edhe vetë ofronim
“Do nj’ çik?”

25 mars 2006

One Comment

BlErAnDa 13 Prill, 2011 Reply

Hahahaha vertete shum poezi e bukur edhe humoristike per mua me beri shume per te qeshur eshte me te vertete jashte zakonisht e mrekullueshme

Lini një Përgjigje