Banago është akronim i Baki Namik Goxhaj, si Migjeni domethënë.
Banago e nisi këtë blog nga viti 2005, nuk e mban mënd fiks. U mor me të për shumë kohë dhe i dha shumë orë nga jeta e tij. Pastaj blogu theu këmbën dhe u prish për pak kohë, por e mori veten prapë.
Banago e ka kryer shkollën e mesme në Pedagogjiken e Gjirokastrës “Pandeli Sotir” dhe të lartën në Vlorë për Gjuhë Angleze. E ka mbaruar atë më 2007-ën. I pëlqen të bredhë nëpër internet, të lexojë, të shkruaj, të programojë.
Ka një problem aktual, bën shumë (ca d.m.th.) gabime drejtshkrimore nga nxitimi edhe pse është njohës i mirë i shqipes; beson se vuan nga disleksia.